Mjetet e identifikimit, Lleshaj: Informohuni për datën e skadimit

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me skadimin e kartave të identitetit. Sipas ministrisë, pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm.  Në njoftim shkruhet se qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.

‘Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët. Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera’, vijon më tutje njoftimi.

Së fundmi, MB shkruan se institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri./real-news.tv

Lër një koment