Modelet e famshme drejt gjykatës

“Lajmërim i rremë” i modeleve është rezultat i një hetimi i një nga mashtrimeve më të mëdha në historinë e ngjarjeve muzikore, festivalit “Fyre”.

Modelet u paguan për të reklamuar këtë festival dhe vetëm njëra prej tyre tregoi se ishte një reklamim i paguar.

Të gjitha ishin të detyruara të deklaronin qartë në përputhje me ligjin federal të Shteteve të Bashkuara.

Në gjykatë do të paraqiten Kendall Jenner, Emily Ratajkovski, Bella Hadid, Chanel Iman, Haley Bibery dhe të tjerët.

Dy vjet më parë, organizatori Bill McFarland ka mashtruar investitorët me rreth 24 milionë euro, duke u premtuar organizatorëve një “festival që bota kurrë nuk e ka parë.”

Të interesuarit janë mashtruar duke paguar deri një biletë dhjetë mijë euro biletë për një strehim “luks” në ishullin e largët.

Modelet kanë marrë një total pesë milionë euro dhe tani do të duhet të shpjegojnë se si i morën paratë dhe për këtë arsye nuk kanë respektuar ligjin federal dhe publikimit i kanë shënuar si reklama të paguara.

Ndryshe, McFarland u dënua me gjashtë vjet burg dhe interesimi i ri në këtë rast u nis nga dy dokumentarë të botuar në të njëjtën kohë./real-news.tv