Teksa ka prezantuar modelet e rindërtimit, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot se një prej parimeve bazë është transparenca.
Ministri theksoi se grantet për qytetarët do të jepen në bazë të dëmtimit të banesës, Ahmetaj shtoi se mënyra si qeveria i kthehet rindërtimit është unike.
“I gjithë kuadri i prezantimit ka të bëjë me 1 nga parimet kryesore të rindërtimit që është transaprenca. Është hera e parë që bëjmë një prezantim me gazetarët.
Rindërtimi aty ku do të shemben. Procesi vazhdon, janë 115 pallate për t’u shembur.
Kemi dhe infrastrukturën publike që janë shumë shkolla që do rindërtohen dhe qendra shëndetësore dhe objekte publike.
Programi për strehimin nuk do jetë kompensiv. Do jetë ofrimi i niveleve minimale të strehimit. Mënyra sesi qeveria shqiptare i kthehet ndërtimit është unike, shkon me kombinim grantesh. Programi në krahasim me shume programe në botë është në skajet e veta shumë i vëmendshëm ndaj qytetarëve. E para ne humbën për 2.7 sekonda 7% të PBB e dyta kjo qeveri është e majtë dhe në fokus ka qytetarin.
Fondi do të kordinohet nga strukturat. Donatorët që kanë mundësi të auditojnë të gjithë programin. Rregullat financiare janë në bazë të ligjit organik”, tha Ahmetaj.