Modelja 23-vjeçare rrezikon jetën nga këpucët e reja

Gemma-Downey-1.jpg

Këpucët dhe sandalet e reja u pëlqejnë të gjithëve, por ajo që i ka ndodhur modeles 23-vjeçare paska qenë shumë e dhimbshme. Gemma Downey shpëtoi fatmirësisht jetën, pasi iu krijua një flluskë në thembër nga këpucët e reja.

Siç shkruan “The Sun”, 23-vjeçarja Gemma Downey vuri re se sandalet e reja po i fërkonin shumë thembrën kur ishte duke shkuar në stacionin e trenit, por pasi vuri re se sandalet po i vrsnin këmbën, i hoqi për të veshur një palë të tjera, më të rehatshme.

Megjithatë, brenda ditës nisi një mjekim për shfaqje të hershme të sepsës vdekjeprurëse. “E gjitha filloi kur këpucët fërkonin në pjesën e prapme të këmbës, m’u shkëput lëkura si me thikë”,- tha modelja, nga Billingshurst, West Sussex.

“I vura diçka për ta mbuluar, sepse nuk mendova se ishte gjë e madhe, por më vonë vura re se ajo kishte marrë një ngjyrë të çuditshme”,- ka shtuar ajo, e cila më pas ka shkuar të vizitohet.

Fillimisht, doktorët nuk kanë ditur se çfarë po i ndodh, por mëngjesin e ditës së nesërme, kur Gemma u rikthye në spital, mjekët vunë re se diagnoza ishte faza e parë e sepsës.

“Kisha dhimbje në të gjithë trupin tim, e dija se diçka e keqe serioze po më ndodhte. Trupi im filloi të bëhej blu. Po përkeqësohesha. Kur shkova te spitali, mjekët më thanë se rrahjet e zemrës i kisha të shpejta, presioni i gjakut i ulët dhe temperatura po rritej”,- vijoi 23-vjeçarja.

Mjekët i thanë se nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi, do të rrezikonte seriozisht jetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303