Modelja e famshme bëhet sërish nënë, vjen në jetë Myles

Modelja e famshme, Miranda Kerr, është bërë sërish nënë.

Modelja ka sjellë në jetë fëmijën e dytë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel.

Miranda solli në jetë një djalë të cilit i vuri emrin Myles.

Modelja është nënë e tre djemve. Ajo ka dy fëmijë me shefin e Snapchat, Hart dhe Myles. Ndërsa një djalë 8-vjeçar të quajtur Flynn e ka nga martesa e parë me Orlando Bloom.

“Jemi të kënaqur nga ardhja në jetë e Myles,”-tha çifti në një deklaratë.

Miranda Kerr dhe Evan janë martuar 2 vite më parë.