fbpx

Modelja e famshme heq dorë nga alkoli

Supermodelja, Kate  Moss, ka qenë e kthjellët për më shumë se dy vjet, pasi ajo po arrin të mbajë një mënyrë jetese të shëndetshme pas dekadave të festimit.

DJ Fat Tony, i cili ka 13 vjet që nuk konsumon alkool, tha:

“Kate, ka dy vjet që e ka lënë alkoolin. Dhe unë bashkë me miqtë e mi, tani argëtohemi më shumë sesa përpara kur abuzonim me alkoolin dhe drogat e ndryshme”.

Vitin e kaluar, Moss pretendoi se kurrë nuk kishte probleme me barna të rënda, ndonëse dikur ishte në rehabilitimin e alkoolit.