Modelja e komentuar tregon arsyen pse poston më shumë foto të vajzës sesa të djalit në Instagram

Screenshot_16-9.jpg

Modelja e njohur, Chrissy Teigen është një nga personazhet më të komentuar në showbizin ndërkombëtar.Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram disa foto, ku shfaqeshin vajza e saj Luna, e cila mbushi 5 vjeç të mërkurën dhe djali Miles, 2 vjeç. Me këtë rast, ajo zbuloi pse Luna merr më shumë hapësirë në rrjetet sociale të Teigen, sesa vëllai i saj i vogël.Krahas fotove të Luna-s nga festimi i saj i pestë i ditëlindjes, Teigen shkruajti: “Pse e postoni Lunën aq më shumë” pyesni? Sepse Miles urren fotot dhe ai është gjithmonë lakuriq”.Pak minuta më pas, Teigen shkroi në postimin e saj të ardhshëm: “Ja si është të bësh një fotografi të tij” krahas videos të 2-vjeçarit që mbyll sytë teksa nëna e tij përpiqej t’i bënte foto.Chrissy është edhe nënë e dy fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa me këngëtarin e njohur, John Legend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303