Modelja Mia Khalifa thotë se më mirë ta shesësh trupin në internet sesa t’ia shesësh…

mod-1.jpg

Së fundmi modelja e kontestuar erotike Mia Khalifa, dikur aktore pornografike, ka thënë së fundmi se është më keq ta shesësh trupin duke u rekrutuar në ushtri sesa në rrjetet erotike me pagesë, siç bën ajo vetë.

29 vjeçarja Khalifa bëri deklaratën në një intervistë të orëve të vona me rrjetin Ziwe, ku tha se “të shesësh trupin në rrjetet erotike në internet, është shumë mirë sesa t’ia shesësh qeverisë” duke shërbyer në ushtri.

Duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit, modelja pa shumë censurë verbale tha se është “shumë më pak destruktive të jesh në rrjete si OnlyFans, sesa t’i shërbesh një qeverie të fiksuar për dominim botëror, që zakonisht është në rolin e agresorit kur është fjalë për luftërat moderne”.

Intervistuesja e saj Fumudoh u kap paksa e papërgatitur dhe tha vetëm “Wow.” Prej atëherë video është ngarkuar në rrjetin TikTok, ku ka marrë më shumë se 270,000 pëlqime dhe ka ndezur debate të ashpra mes përdoruesve.

Një prej tyre shkruante: “E paska seriozisht, diku qëndron gënjeshtra këtu”

Ndërsa të tjerë nuk ishin dakord me Khalifa duke thënë: “T’i shërbesh vendit tënd nuk është turp, edhe ushtria mund t’i shërbejë shoqërisë”.

Disa të tjerë thonin se Khalifa bënte komentet e saj për të shtuar ndjekësit në rrjetet e saj.

Në intervistë ajo shtonte se fiton gati $10,000 dollarë në ditë nga llogaritë e saj erotike, që sipas saj janë shumë më tepër sesa totali prej $12,000 që fitoi gjatë tre muajve në industrinë pornografike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303