Modelja e famshme publikon foto e padepiluar, “ i turren” komentuesit

Modelja e njohur Emily Ratajkovski kurrë nuk ka fshehur trupin e saj kur është shprehur në mbrojtje të feminizmit dhe tanimë po e bën sërish por me sqetullat e padepiluara.

Pas publikimit të fotos nga faqja zyrtare e revistës “Harper’s Bazaar” Emily e ka postuar foton në llogarinë e saj personale në Instagram vetëm pak minuta më parë.

Ajo ka pozuar për numrin e shtatorit të revistës “Harper’s Bazaar” në një foto bardhezi ku shfaqet me njërën sqetull në fokus të padepiluar.

Modelja flet për feminizmin dhe trajtimin social të seksualitetit femëror.

“Është e drejta ime”, shprehet Emily për revistën e njohur por a janë dakord ndjekësit e saj me një pamje të tillë!

Fotoja ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe ka hasur menjëherë në kritika të mëdha.

Shumë e quajnë “të shpifur” ndërsa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara në një kohë të tillë.

/real-news.tv/