fbpx

Modelja shqiptare bën publike lidhjen e dashurisë, shumë shpejt drejt altarit

Untitled.png

Një nga modelet shqiptare më të pikasura në vend, Kristina Bakiu ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së re si aktore, pjesë e kastit të filmit “Falco”.

Kristina e konsideroi të gjithën si një ëndërr fëmijërie të bërë realitet, duke pohuar se të qenit aktore i duket interesante dhe do pranonte me shumë dëshirë të interpretonte në filma të tjerë. Përsa i përket jetës personale, modelja pranoi se është në një lidhje dashurie të bukur.

Ajo madje u shpreh se ka menduar edhe për martesën në një të ardhme jo shumë të largët.

Edhe pse nuk përcaktoi një periudhë konkrete, Kristina theksoi se tashmë ndihet gati dhe i pret me shumë dëshirë ndryshime të tilla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303