13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Moderatorja i futet botës së biznesit

Moderatorja simpatike Jona Spahiu është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.Ajo u bë nënë pak muaj më parë me ardhjen në jetë të djalit të saj Raiden.

Kjo ishte një fazë nga e cila Jona u shkëput nga televizioni dhe ndoshta i’a ka vlejtur për të reflektuar.

Ajo ka zgjedhur të rikthehet por kësaj rradhe ndryshe, jo në rolin e një prezantueseje apo gazetare por si një organizatore eventesh.

“Prej pak kohësh po sprovoj veten në një fushë të re, atë të organizimit të eventeve. Si natyrë kërkuese gjithnjë mendoj që s’është mjaftueshëm, por pavarësisht druajtjes erdhi koha ta ndaj me ju këtë pasion timin. Në këtë rrugëtim të ri, deri më tani, ata që më kanë besuar ditët e tyre speciale kanë qenë miqtë e mi, por jam shumë entuziaste të bëj miq të rinj të cilët do të besojnë te përkushtimi, puna dhe idetë e mia”, shkruan Jona.

Jona është planifikuesja më e re e eventeve në vend dhe me sa duket paska vërtet gusto për ti realizuar ato./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat