fbpx

Modric paralajmëron Real Madrid: “Nëse jam i rëndësishëm qendroj, përndryshe do kërkoj sfida të reja”

modric.png

Nëse merkato e verës 2020 është mbyllur me lojtarët pa kontratë që gjetën sistemim si Gotze (Psv) apo Ben Arfa (Bordeaux), lista e lojtarëve që do të jenë të lirë duke filluar nga qershori i ardhshëm ndez dritëren verore të 2021. Emra me peshë, emra për Topin e Artë, si Lionel Messi e Luka Modric, apo edhe Gigio Donnarumma, që nga grumbullimi i kombëtares së tij i jep një mesazh të qartë Real Madrid: “Nëse mund të jem i rëndësishëm për klubin, qendroj. Përndryshe do kërkoj sfida të reja”.

Në moshën 35-vjecare e me kontratën në skadencë në 30 qershorin e ardhshëm, mesfushori kroat është i vetëdijshëm që aventura e tij me Casa Blanca mund të përfundojë, por lë të kuptohet se nuk do të reshtë së luajturi: “Natyrisht më pëlqen të qendroj ende tek Real Madrid por jam i ndërgjegjshëm për moshën time e Real ka gjithë të drejtën të kërkojë lojtarët më të mirë të mundshëm. Sidoqoftë, ndihem mirë, në këtë moment ndihem mirë. E deri sa të jem në gjendje të luaj, do ta bëj”.

Sfida të reja, pas finales së Botërorit 2018, mund ti përjetojë edhe me fanellën e Kombëtares: “Dalic më ka lejuar të qendroj në Madrid për të kompletuar përgatitjen e i jam mirënjohës. Për një lojtar në moshën time është shumë e rëndësishme të kompletojë presezonin përndryshe bëhet e vështirë. Nuk kam, vënë një limit, as një datë për tu larguar nga kombëtarja. Tani është momenti të përqendrohem në impenjimet e ardhshme. Na presin dy sfida të rëndësishme, por kemi fati ti luajmë në shtëpi. Suedia e Franca janë kundërshtarë të komplikuar. Nuk e di sa pikë do arrijmë të marrim, por synojmë dy fitore”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303