28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Mogherini fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

spot_img

Shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të organizojë një takim joformal me liderët e Ballkanit Perendimor gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Europian ka njoftuar se takimi do të mbahet më 19 dhjetor dhe do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, gjithashtu do të marrë pjesë në takim.

“Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perendimor” thuhet në njoftim.

Komisioni Europian, në shkurt, miratoi strategjinë për Ballkanin Perendimor, ndërkaq në samitin me BE në Sofje,në muajin maj, u mblodhën të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor, për herë të parë pas 15 vjetëve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat