Mogherini thirrje vendeve të BE: Vendim pozitiv për Shqipërinë

 

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka kërkuar nga vendet anëtare të BE që të marrin vendim pozitiv në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto komente ajo i ka bërë para takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Dëshiroj të fillojë me një koment pozitiv, pasi sot është plot një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mendoj se duhet ta kujtojmë fuqinë e lidershipit dhe guximit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare duhet ta kujtojnë këtë dhe të vlerësojnë hapat e bëra përpara, sidomos kur në ditët në vazhdim do të merret një vendim i rëndësishëm për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që mendoj se duhet të bëhet sa më shpejt”, ka thënë ajo.