Moment historik për futbollin e femrave, Duka: Besoj te ju!

vllaznia.jpg

Skuadra shkodrane e Vllaznisë ka arritur të grumbullojë 6 pikë pas dy takimeve në grupet e UEFA Champions League për femra, duke qënë afër kualifikimit në raundin tjetër.

Kjo formë ka marrë përgëzimet edhe të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili përmes një statusi në rrjetin social është shprehur i bindur se ekipi i presidentit, Lazer Matia do të kualifikohet për më tej.

“Urime Vllazni! Dy fitoret e arritura në UEFA Ëomen’s Champions League më kanë gëzuar shumë dhe besoj tek kualifikimi për më tej. Investimet dhe organizimi i presidentit Lazer Matia janë për tu ndjekur nga i gjithë futbolli në Shqipëri.”-shkruan Duka.

Shkodranët gjenden në kuotën e 6 pikëve në grupin 10 dhe do i mjaftojë edhe një humbje minimale ndaj Gintra për të kaluar më tej. Kujtojmë që këto të fundit kanë 3 pikë dhe një golavarazh zero, nga ai +3 i kuqebluve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303