fbpx

Momentet e dhimbshme kur Policia britanike kap 20 të rinj shqiptarë në Londër

Screenshot_1-9.png

Të shumtë janë shqiptarët që kanë emigruar ilegalisht në Angli për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre në Shqipëri.

Industritë ku punësohen shqiptarët në Angli janë të shumta, ku një ndër to është edhe ajo e e ndërtimit.

E për fat të keq, pikërisht në industrinë e ndërtimit, ditën e djeshme janë arrestuar plot 20 shqiptarë rreth orës 10 të mëngjesit.

Shqiptari që ka dërguar videon për JOQ Albania shprehet se shqiptarët ishin ilegalë ose me letra falso.

Ai shpjegon:

Përshëndetje JOQ! Kjo është videoja e 20 shqiptarëve që u kapën në Angli kur po punon në ndërtim, nuk di ça me thënë veç Zoti i rujt shqipet!

Videoja është filmuar në Willesden Junction afër stadiumit Wembley dje rreth orës 10 të mëngjesit, ku shumë shqiptarë punonin me letra falso italiane, rumune, greke e bullgare.”

E këto pamje në fakt janë një plagë e rëndë për shoqërinë tonë, ku krahu i punës së mijëra të rinjve shqiptarë detyrohet të emigrojë jashtë vendit, sepse Shqipëria është kthyer në një vend shterpë e pa perspektivë për shumë kënd.

https://www.facebook.com/joqalbaniacom/videos/2347319235281764/?t=27

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *