Momenti i vështirë kur vajza merr lajmin e vdekjes së mamasë: E kemi çuar që në 7:30, varrimin doni që…?

morg.jpg

Detaje të rënda vijojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin dy ditë më parë, ku sanitarja Tire Alldervishi i mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes me COVID në këmbim të një shërbimi më të kujdesshëm ndaj mamasë.

Në dosjen e prokurorisë zbardhet dhe momenti i marrjes së lajmit që nëna e kallëzueses kishte ndërruar jetë dhe nga marrja e trupit në morg deri tek funerali janë bërë nga ajo vetë.

“Në datën 25.12.2020 nëna e saj ka ndërruar jetë gjatë natës. Këtë gjë e ka marrë vesh nga një telefonatë nga reanimatori i spitalit. Kallëzuesja dyshon që mami i saj mund të ketë ndërruar jetë edhe prej keqshërbimit sepse ajo ka mesazhe të mamit e cila i thotë që të mos bëjë shumë zë sepse po i bërtasin atje. Pas kësaj ka pritur që ta lajmëronin për situatën. Pas shumë telefonatash ku i pyet a është në spital apo në morg, i thanë që mamin e kanë shoqëruar drejt morgut që nga ora 7:30 e mëngjesit. Nuk i japin ndonjë informacion nëse do ta bëjë ajo varrimin apo do ta bënte morgu siç bëhet në raste të tilla. E ka marrë nga morgu vetë nënën e saj pasi nuk u interesua askush dhe ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit edhe pse kjo gjë duhet të bëhej nga shteti”, thuhet më tej.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303