Monica Bellucci shkëlqen në tapetin e kuq në Kanë

Një nga femrat më të bukura në botë, Monica Bellucci, e konfirmoi këtë titull në çdo paraqitje në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit të Kanës këtë vit. Aktorja 54 vjeçarja ka befasuar me dukej, ndërsa në plan të parë ishte bukuria e saj natyrale dhe një fytyrë e bukur me grim të thjeshtë.

 

 

Me një veshje elegante, aktorja italiane edhe një herë e dëshmoj epitetin e një prej aktoreve më joshëse në botë në dy veshje të ndryshme.

“Bukuria është një hendikep nëse jeni budalla, jo nëse jeni inteligjent dhe e dini se si ta përdorni atë. Ndjehem mirë dhe rehat në trupin tim, por jo sepse jam e bukur. Është e vërtetë që më pëlqejnë ëmbëlsira dhe makarona, një gotë verë dhe, shumë rrallë, cigare. Pa këto kënaqësi nuk do të kisha jetuar. Dhe kjo është arsyeja e këshillës sime për lumturi: Hani mirë, pini verë me cilësi të lartë, gëzoni seks të mirë dhe gjithmonë qeshni. Pjesa tjetër do të vijë tashmë”, kishte zbuluar kohë më parë sekretin e saj aktorja italiane.

Ndryshe, Monica Belluci është në lidhje me artistin 36-vjeçar francez Nicolas Lefebvre.