Monica Belluci del publikisht me të dashurin e saj

Aktorja italiane Monica Belluci ka qenë prezente në shfaqjen e modës nga ‘Chanel’.

Thashethemet për një lidhje mes saj dhe Nicolas Lefebvre 36 vjeçar kanë qarkulluar që në maj të vitit 2017.

Ata janë shfaqur publikisht të martën gjatë prezantimit të ‘Chanel’.

Nicolas dhe Monica qëndronin në rresht të parë në sfilatë dhe krahas tyre ishte edhe modelja e njohur Naomi Campbell.

Që pas ndarjes nga Vincent Cassell kjo është lidhja e parë për Monica-n.

Aktori u martua sërish në moshën 51-vjeçare me modelen Tina Kunakey e cila është vetëm 21 vjeç. Madje ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Me sa duket e vetmja gjë e përbashkët midis dy ish-bashkëshortëve Monica-s dhe Vincent janë partnerët e rinj të cilët janë më të vegjël në moshë se ata./real-news.tv