Monika Kryemadhi bën deklaratën: LSI është partia që di t’i mbajë premtimet

Monika-Kryemadhi-e1527168644514.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një tjetër takim mëngjesin e sotëm. Ajo ka qenë në Vorë, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët lidhur me problematikat që këta të fundit kanë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se gjithçka është e errët dhe se duhet program. Sipas saj, LSI është partia që di t’i mbajë premtimet, ndërsa shtoi se ndryshimi vjen nga të rinjtë.

Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303