Që prej publikimit të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka, i cili denoncoi që kryetarja e LSI ka një doktoraturë me plagjiaturë, Kryeministri Rama e ka përdorur gjithnjë me batutë shprehjen ‘Doktoreshë Mona’
E pyetur për këtë çështje në ‘News 24’ Kryetarja e LSI tha se i pëlqen si titull.
“Nuk është titull i keq, edhe doktor Berisha mirë është. Rama e bën këtë se ndjehet keq nga protesta. Lëvizja studentore i nxori bojën Ramës“, tha Kryemadhi. /Real-news.tv/