Monika Kryemadhi lëshon paralajmërimin: Edhe 100 ditë na ndajnë, 10 minuta në ditë do…

monika-kryemadhi-1.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme mëngjesin e sotëm në një takim me banorët e njësisë 4 në kryeqytet.

Kryemadhi kërkoi nga secili 10 minuta kohë për të bindur një mik apo një shok, që të shkojë të votojë, pasi vetëm duke votuar, tha ajo, mund të sjellim ndryshimin.

100 ditë na ndajnë nga 25 prilli. 10 minuta t’ja kushtojmë një miku, është një nga gjërat kryesore. Shqiptarët sot janë më të varfër, janë më të pasigurt, prandaj shqiptaret duan një ndryshim.  Dhe ky ndryshim vjen me votën në 25 prill.  Unë do t’ju lutesha që secili nga ju 10 minuta në ditë të bëjë për vete një mik, një shok, një shoqe për ta bindur që në 25 prill të shkojë në kutitë e votimit. Ky është një mesazh i drejtpërdrejt, për ta çuar shtëpi më shtëpi

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303