fbpx

Monika Kryemadhi, me gratë në Durrës, flet për politikën në 30 vite dhe ka një mesazh për Edi Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë e LSI në Durrës ku ka biseduar për zgjedhjet e 25 prillit dhe s’ka kursyer madje as mesazhet kundër Ramës.

“Një nga plagët më të mëdha tona është largimi i të rinjve dhe të rejave. Isha në Fier, dhe të rinjtë nuk donin të ktheheshin më. Takova gratë naftëtare që kanë prej 36 vitesh që punojnë. Paradoksi më i madh që atyre grave nuk i janë paguar prej 20 muajsh rrogat, kurse nëse s’paguanin për dy ditë ujin dhe dritat, ato u ndërpriteshin.

Nafta çohet jashtë vendit për një çap bukë, kurse shqiptarët i shihni. Por çfarë shohim, politika shqiptare s’ka patur asnjë plan për Durrësin. Grabitja e Durrësit, për të vjedhur, për të lënë jetim qytetin dhe banorët e saj. Durrësi ot është një qytet u uzurpuar. Në administratë vijnë nga qytete të tjera dhe jo nga Durrësi, qytetarët durrsakë janë lënë jashtë. Vjen dhe sheh rrugë të bllokuara, po të futesh në rrugica do shohësh që rrugët janë jo vetëm të pashtruara, por mjafton një shi dhe sheh që fëmijët e klasave të para e kanë të pamundur të shkojnë prej pellgjeve si liqen apo llucë me baltë.

Durrësi është kthyer nga një gungë të rrethuar nga injoranca, nga zaptimi ekonomik, por është dhe e pamundur për zhvillime të reja. Duam t’i japim Durrësit imazh të ri, jo vetëm politik, por dhe një përfshirje me meritokraci që do i sillte shumë vlera Durrësit. Përfshirja juaj mos jetë vetëm politike, por edhe vendimmarrëse. Ajo që kërkojmë prej jush, jo vetëm votë për LSI, por ide dhe vizion për një projekt për Durrësin.

Nuk di ndonjë nënë që të bëjë kompromis në kurriz të të ardhmes së fëmijëve të saj. Fëmijët tanë janë shumë më të rëndësishëm se karriera politike e Ramës. Vizioni ynë është për të ardhmen e familjes shqiptare. Një komb nuk ka qëndrueshmëri po s’pati një familje të qëndrueshme. Jemi vend i bekuar nga zoti, jemi vend mesdhetar.”- tha Kryemadhi.