fbpx

Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI-së

Monika Kryemadhi është rizgjedhur në krye të LSI-së me votimet që u zhvilluan ditën e djeshme nga anëtarët e kësaj partie. Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, tha se Monika Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej duke marrë kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së. Sipas Cakës votat kundër Kryemadhit ishin 1302, ndërsa 304 vota rezultuan të pavlefshme.

“Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste  për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin”, tha Caka.