fbpx

Monika Kryemadhi thirrje të fortë: Mos dilni nga shtëpitë tuaja…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka bërë një thirrje të fortë të gjithë banorëve me shtëpitë  dëmtuara nga tërmeti. Ajo u ka kërkuar që mos të braktisin shtëpitë e tyre pa një kontratë të firmosur me shtetin.

Sipas Kryemadhit, banorët duhet të kërkojnë që në kontratë të shënohet dhe që rindërtimi i shtëpisë do të bëhet në të njëjtin vend ku ato janë aktualisht.

“Këtu nga njësia numër 2, përsëri i bëj thirrje banorëve të Kombinatit dhe të Vorës. Të mos ikin nga shtëpitë e tyre dhe të mos lirojnë pronën e tyre pa pasur një kontratë me shtetin shqiptar që iu merr përsipër t’iu rikthejë shtëpitë e tyre në vendet ku i kishin. Sepse ato janë pronarë, të apartamenteve të tyre që do të shkatërrojë Edi Rama dhe janë pronarë të truallit  ku janë ndërtuar pallatët që në vitin 1952. Që i kanë ndërtuar prindërit e tyre dhe gjyshërit e tyre siç kanë ndërtuar kombinatin tekstil. Nëse pallatet do të shemben pa pasur ata një kontratë dypalëshe midis banorëve dhe shtetit, pasuritë e tyre do të zhduken do të fshihen nga regjistrat kadastralë. Ashtu siç ka fshirë pronat e qindra mijëra qytetarëve të tjerë, ashtu siç ka fshirë pronat e bregut të Vlorës.

Sepse duhet ta dinë të gjithë shqiptarët që janë ndërruar 15 drejtues hipotekash në Vlorë për 10 muaj vetëm e vetëm se vidhen pronat e shqiptarëve. Sot, ai do të vjedhë pronat e qytetarëve të Kombinatit, Vorës, Shijakut, të Farkës e të tjerë kështu me radhë”, u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.