fbpx

“Monika nuk gënjen”. Veliaj ironizon keq Kryemadhin: Të të çoj për shpifje apo mjekim?

kryemadhi-veliaj-1-780x405.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzoi sot Veliajn, ku tha se bashkia e Tiranës ka lejuar tjetërsimin e pronësisë së tokës ku ishte ngritur gjimnazi “Sami Frashëri”. Ndërsa hodhi akuza mbi kryebashkiakun Veliaj, Kryemadhi tha se për këtë rast duhet të hetojë prokuroria.

Unë për vete kam studiuar te “Petro Nini”, ajo është e vetmja shkollë që nuk i është prekur oborri. Sa i përket “Sami Frashërit” Monika ka thënë të vërtetën, nuk ka gënjyer. Në mars qeveria mori vendim që shkollën “Sami Frashëri” dhe një listë çerdhesh t’ja kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, pas një periudhe të gjatë disa vjecare në 2020 regjistrohet prona më 24/4/2020 në pronësi të Bashkisë.
Me tej, ajo theksoi:
Ndërsa në datë 28/10/2020 e printojmë sërish ekstraktin dhe pronar nuk na del më Bashkia Tiranës, por një listë pronarësh. Se si është e vërteta këta ta gjejë Prokuroria. Unë faktet nxjerr, s’jam prokurore. Jashtë është varuar një tendë që thotë se kjo shkollë për studim dhe projektim do të kushtojë 5 milion euro pa tvsh, ne s’kemi NIPT ndërtimi, por ka njerëz të ndershëm në PS dhe qytetarë që faktojnë se shkolla s’është tenderuar dhe as është shpallur fituesi as për këtë studim tenderim. Thonë këta që shkolla është pjesë e fondit të rindërtimit që do financohet nga BE, por kjo nuk është fare në listën e shkollave që ka përcaktuar BE.

Por Veliaj ka publikuar disa dokumente në lidhje me pronësinë te “Sami Frashëri”. Me këtë rast, ai i është përgjigjur edhe akuzave të Kryemadhit.

Ai ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.
Dilema eshte, duhet çuar per shpifje apo per mjekim? 🤔 #FiuPllumbat 🕊

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303