fbpx

Monika te Inceneratori i Fierit, lëshon akuzat e rënda ndaj qeverisë…

krye-2.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë teksa ka shkuar në inceneratorin e Fierit, mjaft i kontestuar nga opozita shqiptare për shkak të milionave të dhënave nga qeveria shqiptare dhe moszbatimi i kontratës nga ana e koncesionarit.

“Në fakt pas një takimi që pata në fshatin Verri me protestat e shumta që ka patur për të mos lejuar ndërtimin e inceneratorit në zonën që shikojmë këtu mbrapa, i cili është në mes të një parajse bujqësore, një nga tokat më të pasura bujqësore, e cila është një hambar për bujqësinë shqiptare dhe vjen vetëm për të krijuar një projekt grabitës nga Edi Rama & Company, në mënyrë të tillë për të vjedhur jo vetëm një dorë parash ndërmjet incerenatorëve, por të krijuar fatkeqësinë më të madhe në këtë zonë që është shpopullimi.

Komuna e Mbrostarit është një nga komunat më të mëdhaja e cila ka impakt të drejtpërdrejtë me bujqësinë, të gjitha këto toka kanë qenë të mbjellura, të gjitha këto toka kanë patur prodhime bujqësore pafundësisht dhe faktikisht me ndërtimin e këtij inceneratori këtu mbrapa është vetëm një vepër korruptive e cila është e spostuar nga të gjitha pikat dhe koordinatat e saj dhe nuk ka sjellë gjë tjetër veçse do të sjelli largimin, siç ishim edhe sot diskutuam bashkë edhe me Kejdin me shumë gra të cilat ishin të shqetësuar për shkak se fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria, janë larguar nga fshati dhe nuk duan të kthehen më.

Ata kanë qenë fermerë shumë të zotë të cilët prodhonin në tokat e tyre, sillnin produkte shumë të mira por që me ndërtimin e inceneratorëve shpresat e tyre u prenë. Në fakt sot edhe në takimin që patëm më njerëzit, ajo të cilën ne kërkonim, çfarë kërkonim, kërkonim që të vazhdojmë qëndresën pafundësisht në mënyrë të tillë që të realizojmë atë që është e domosdoshme, rikthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Kjo zonë e mrekullueshme nuk është gjë tjetër veç se një zonë e cila prodhon prodhime shumë të mira për bujqësinë por helmimi që kërkon ti bëjë Edi Rama nuk do të sillte gjë tjetër, atë për të cilën ka pas edhe qëllim kryesor, shpopullimin e Shqipërisë.

Ky incenerator nuk është gjë tjetër por do të jetë gropa e cila mbyti qeverinë e Edi Ramës, mbyti të gjithë interesaxhinjtë rreth Edi Ramës dhe jo vetëm që do të jetë pika e shkëputjes përfundimtare të së keqes nga ky vend, por do të jetë dhe ai moment, që faktikisht do t’i japë verdiktin përfundimtar dhe dënimin përfundimtar më 25 prill Edi Ramës dhe rilindjes dhe të gjithë njerëzve, të cilët pasurohen jo vetëm duke grabitur paratë e shtetit, por pasurohen duke vrarë shpresën dhe duke shpopulluar Shqipërinë.

Prandaj dhe sot do të doja që këtë prononcim mediatik me të gjithë qytetarët shqiptarë ta bëja nga komune e Mbrostarit, nga fshati Vërri për t’u angazhuar dhe për të çuar në fund jo vetëm protestën e grave, por mbi të gjitha për t’u angazhuar për t’u kthyer fëmijët, djem dhe vajza, të cilët kanë emigruar dhe janë larguar, punojnë në tokat dhe në serat e vendeve të tjera europiane.

Të kthejmë tokat dhe serat në Shqipëri që të jenë të njëjtat produkte si në Europë, më të mira së në Europë, më organike se në Europë, por që t’u garantojmë pagesën si në Europë, ndoshta pse jo dhe më t mirë. Këtë vend të bekuar nga Zoti, me pozicionet gjeografike nuk mund ta dënojë Edi Rama dhe kriminelët e tij”, u shpreh Kryemadhi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303