Monika ‘tregon dhëmbët’: S’ka më qetësi dhe dashuri si në kohën e Ilirit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në mbledhjen e komitetit drejtues të LSI i bëri një apel të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë më përballë LSI e Ilir Metës, që kishte hallin e stabiliteti me qetësi dhe dashuri.

“Edi Rama duhet ta ketë të qartë; LSI nuk është më në kohën e qetësisë dhe dashurisë së Ilir metës që kishte hallin e stabilitetit. Dashuri me kriminelin nuk ka”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi përsëriti kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa nuk harroi të vlerësonte rolin që LSI pati në shërbim të vendit gjatë kohës së bashkëqeverisjes me PS

“Jemi i vetmi në vend botë pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese, ku pronari i shtetit është një kryeministër.

Ata nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite të qeverisë; roli i LSI në qeverisjen me PS ka qenë domethënës për hapjen e negociatave, për frenimin e korrupsionit në radhët e PS, për gjobat e rilindjes ndaj biznesit”, tha ajo.