fbpx

Monitorimi në terren / Ambasadori i BE kap në shkelje ligji 2 komisionerë

soreca.png

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka qenë pjesë e disa qendrave të votimit gjatë ditës së sotme, mes tyre dhe asaj pranë Liceut Artistik.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me procesin ai ka deklaruar se për gjithçka ka ndodhur sot do të dalë një një konferencë për mediat.

“Më lini të bëjë punën time, nesër do të jap mendimin për zgjedhjet”, është shprehur Soreca.

Pyetjes nëse në të tilla kushte do votonte në Itali nuk i ka kthyer përgjigje.

Në momentin që ka hyrë Soreca në Qendrën e Votimit ka pasur vetëm 2 komisionerë, që është në shkelje me ligjin.

Ligji kërkon që në momentin që votohet në komision të ketë 4 anëtarë, dhe në rast se njëri prej tyre ka nevoja personale, procesi duhet të ndërpritet.

Mbetet për tu parë nëse kjo shkelje do të përmendet gjatë ditës së nesërme nga ambasadori Soreca.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303