fbpx

Morena Taraku flet për dashurinë

Screenshot_30-1.jpg

Morena Taraku dhe ish i dashuri i saj iranian, Sasha Sobhani i dhanë fund marrëdhënies së tyre vetëm pak kohë pas bërjes publike të saj. Ndarja e tyre bëri bujë në mediat rozë, pasi herë pas here ata thumbonin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Por tani që kanë kaluar disa muaj duket se Morena Taraku e ka lënë pas këtë histori dhe ka vendosur që për momentin të mos krijojë një lidhje të re.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën ‘Class’ ajo është pyetur se nëse dëshiron që i dashuri i saj të jetë brenda ‘showbiz-it’ ose jo dhe këngëtarja ka treguar se e vetmja gjë që dashuron është puna e saj.
“Tani për tani as brenda ‘showbiz-it’ e as jashtë. Thjesht jam e dashuruar në punën që bëj dhe kjo më mjafton”, shprehet Morena.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *