Morena Taraku është një nga vajzat më të bukura të ekranit.
Bukuroshja ka kohë që është larguar nga vendi i saj dhe po jeton në Turqi.
Një ditë më parë Morena i bëri të gjithë konfuzë me një foto të publikuar ku dukej se mund të ishte në një lidhje.
Por ditën e sotme ajo na ka surprizuar vërtet.
Morena ka publikuar në Instagram një foto ku i përgjigjet një propozimi me mbishkrimin:
“Unë thashë po”

Duket qartë që ajo mban në gisht një unazë me gurë të mëdhenj.
Por këngëtarja nuk ka publikuar detaje të tjera. Ajo ka preferuar të qendrojë mjaft diskrete për lidhjen e saj.
Ende nuk ka dalë diçka zyrtare ose ndonje publikim se kush është fatlumi por një gjë është e qartë, që unaza në gishtin e fejesës tregon se lidhja është bërë serioze./real-news.tv

