Morena Taraku reagon pas skandalit të makinës: “Zoti i di të gjitha, ai do ta tregojë të vërtetën”

Morena Taraku i është kthyer rrjeteve sociale për të folur pas skandalit me makinën e saj të markës ‘Bentley‘.

Pas disa ditësh nga të gjitha problemet që iu shfaqën Morena Tarakut me veturën e saj luksoze që tentoi ta sjellë në Kosovë duke e deklaruar si të re, Morena ka vendosur të flasë. Ajo ka shkruar se nuk do të flasë për asgjë pasi “nuk do që të njollosë askënd nga goja e saj”.

Më tej, Morena shton se e vërteta do të flasë vetë një ditë dhe vazhdimisht shkruan se Zoti i di të gjitha, duke aluduar se ajo nuk ka bërë asgjë të padrejtë.