Të tjera detaje janë zbardhur nga seanca në Gjykatë, ku është shfaqur sanitarja që hiqej si infermiere Tire Alldervishi.
Prokurori ka bërë me dije se sanitarja i ka kërkuar kallëzueses Elkiena Sinanaj 2 mijë lekë, vetëm që të fusë telefonin brenda në spital.
Alldervishi ka marrë dy mijë lekë vetëm për të futur një telefon në spital, ndërsa herë të tjera ka marrë 7 mijë lekë të reja dhe ka deklaruar se janë pak. Ajo gjithashtu ka marrë përsipër që t’i japë vajzës së pacientes një listë me ilaçe.
Më tej, prokurori ka treguar se Alldervishi i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës.
Kujtojmë që Tire Alldervishi i zhvati plot 8 mln lekë të vjetra vajzës së gruas së infektuar me Covid-19, e cila ndërroi jetë më pas.