Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesinm e sotëm në Lushnje, ku mbeti i plagosur me 3 plumba 65-vjeçari Faik Veliu. Sipas informacioneve,65-vjeçari ka marrë tre plumba, një në gjoks dhe dy në zonën e barkut dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për një mjekim më të specializuar mjekësor.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Faik Veliu ishte duke ushqyer bagëtitë kur u qëllua nga vëllai i tij, i cili i kishte zënë pritë në derën e shtëpisë me kallashnikov. Arsyeja e kësaj plagosjeje, mbetet e paqartë.
Sami Veliu është vënë në pranga, por nuk ka rrëfyer ende shkakun për të cilin e ka plagosur të vëllanë.
Banorët e fshatit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit, thonë se nuk kanë dijeni për konflikte mes dy vëllezërve.
“Lashë lopatën dhe pashë të vëllain që po ikte me makinë, gratë ulërinin. Atë po e nxirrnin i vëllai dhe nipi. E ndihmova dhe çuam në Lushnje.”, tha njëri nga banorët.

