fbpx

Mori dhe fshehu armën e krimit, vjen njoftimi ‘blic’ për 47-vjeçarin

policia-4.jpg

Blutë e kryeqytetit kanë ndaluar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303