fbpx

Mori kryesimin në OSBE, PE paralajmëron Ramën, ja ç’do i duhet të zgjedhë

kembe.png

Video e Kryeministrit Rama teksa Shqipëria mori kryesimin e OSBE bëri xhiron e rrjetit, duke u fokusuar te gjesti që ai bënte, duke vendosur këmbët mbi tavolinë. Por mëngjesin e sotëm, Reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi  parlamentar i PPE-së, David Lega, ka reaguar në lidhje me paketën “antishpifje” për median on-line, të cilën maxhoranca pret ta kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Me një shënim në “Tëitter”, Lega thotë se nëse Parlamenti miraton këtë paktë, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht të komprometojë kryesimin e OSBE-së, por edhe negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.  Në reagimin e tij, Lega nënvizon faktin se rezistenca e Paetisë Demokratike është e shumëpritur përballë kësaj strategjie të qeverisë Rama.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”,”-shkruan ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303