fbpx

Mori para për të mos prishur ndërtimin pa leje, e pëson keq inspektori

Arrestohet inspektori i IKMT-së me akuzën se mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje dhe pronari i objektit i cili ofroi paratë në Sarandë.

Strukturat e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të territorit kundër informalitetit, evazionit fiskal dhe ndërtimeve pa leje, kanë zbuluar një skemë përfitimi abuziv mbi një ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë.

Konkretisht, shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë (inspektori) dhe V. V., 42 vjeç, banues në Sarandë (pronari i objektit).

Gjithashtu nga kontrolli personal shtetasit A. B. i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndërtimeve pa leje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili është konstatuar duke ndërtuar një magazinë në lagjen nr. 1, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.