fbpx

Mori vendimin drastik, Hueyda iu kthehet fansave: Ju lutem mjaft, mos më bëni të mendoj se jam thjesht një…

hue.jpg

Para 2 muajsh Hueyda El Saied ndryshoi totalisht look-un e saj duke u shfaqur komplet ndryshe, duke iu thënë ‘mirupafshim’ kaçurrelave të saj teksa u shfaq me flokët e shkurtra.

Por edhe pse kanë kaluar muaj, ndjekësit ende nuk janë mësuar me pamjen e re të balerinës,duke i shkruar asaj që të rrisë flokët pasi i mungon pamja e saj me kaçurrela.

“Ju lutem mjaft më shkruajtët rritri flokët, i kishe më të bukura të gjata, na mungojnë kaçrrelat e tua etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë. Aktaulisht me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë. Nëse do të kisha një shkop magjik dhe do të kisha mundësinë të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt nuk do të filloja nga flokët. Zgjedhjet tona na përkasin, ndonjëherë bëjmë të duhurat,ndonjëherë jo! Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të mendoj se për ju unë jam thjesht një top leshi kaçurrel”, shprehet Hueyda në një video të saj.

Advertisement

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303