22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Mos besoni këdo, fajin e ka shoqëria”. Stresi reagon sërish për vrasjen e Mehmet Qemas, tregon të vërtetën

Ditën e djeshme, Egli Cekrezi, shoku i Mehmet Qemas që u vra aksidentalisht nga shoku Marjus Dema, deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” se fajtorë ishin mjekët e QSUT që se kishin prekur me dorë 27-vjeçarin.

Ndërkohë vetë autori i ngjarjes, Marjus Dema, mes lotësh, është shprehur në polici se nuk donte që ta vriste shokun dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

Lidhur me këto deklarata, ka reaguar sërish reperi i njohur Stresi i cili ka kërkuar nga mediat që të mos besojnë këdo, duke cilësuar fajtorë shokët që e vranë teksa vonoheshin për ta dërguar në spital. Për më tepër, ai shprehet se ata e dërguan në spitalin e gabuar.

Postimi i Stresit:

“I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentslisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- janë fjalët e Stresit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat