‘Mos dil më në ekran’, bëhet publik vendimi i gjykatës për Marsida Qatjan

1570780225_marsidaqatja-600x360.jpg

Është dhënë ditën e sotme vendimi për Marsida Qatjan, e cila u konsiderua si ‘molla e sherrit’ në vrasjen që ndodhi në banesën e saj në Kavajë.

Pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e saj, u bë me dije se në banesë ishte konsumuar dhe kokainë.

Mirëpo, Gjykata e Kavajës i ka dhënë urdhër Qatjas që të mos flasë më në ekran në lidhje me vrasjen.

Pikërisht për përshtatje të ambienteve për përdorim droge, Prokuroria nisi zyrtarisht hetimet ndaj Qatjas, duke kërkuar për të “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, Prokuroria ka sekuestruar edhe pasaportën e Qatjas, pasi ka pas informacion se do të dilte jashtë vendit, si dhe u ka kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen, pasi është person që ka dijeni dhe mund të prishë sekretin hetimor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303