Mos e besoni po deshët! The Simpsons parashikuan legalizimin e marijuanës në Kanada

Parashikimi i legalizimit të marijuanës në Kanada u bë në sezonin e 16-të “Midnight Rx”, që u transmetua 13 vite më parë.

The Simpsons

Mos e besoni po deshët, por “The Simpsons” kanë parashikuar legalizimin e marijuanës në Kanada.

Kështu, listës së parashikimeve të The Simpsons i shtohet edhe legalizimi i marijuanës.

Ndërsa më herët, seritë e animuara ishin parashikuar me sukses të ardhmen; konkretisht se si Fox do blihej nga Disney, apo që Donald Trump do të bëhej president i SHBA-ve.

Parashikimi i legalizimit të marijuanës në Kanada u bë në sezonin e 16-të “Midnight Rx”, që u transmetua 13 vite më parë.

Homeri dhe gjyshi Simpson fillojnë kontrabandën e barnave më të lira nga Manitoba, Kanada dhe zbulojnë se janë lavdëruar si heronj. Ndërsa në Kanada, Ned takohet me versionin e tij kanadez, me kaçurrela afrikane, por atij i pëlqen menjëherë pasi homologu i tij përpiqet t’i japë atij një ‘reeferino’. Reeferino si duket është një lloj bari.

“Është e ligjshme këtu”, i thotë Ned-i kanadez homologut të tij amerikan.

Lër një koment