Mos e hidhni më lëkurën e shegës, bën mrekulli për puçrrat

640-0-5fd391706bcfa.jpg

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Mirëpo ajo është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për lëkurën, sidomos nëse është e inflamuar dhe e tejmbushur me puçrra.Përbërësit me veti antibakteriale dhe antioksidantët e shegës luftojnë gjithashtu papastërtitë e lëkurës dhe infkesionet e mundshme.

Maska për fytyrën me akne:

Përbërësit: 2 shegë me madhësi mesatare, 1 lugë gjelle uthull molle dhe 2 luge gjelle lëng limoni.

Qërojini dy shegët dhe kaloni në blender lëkurën, të cilën duhet ta vloni paraprakisht për 5 minuta, dhe një pjesë të kokrrave. Shtoni lëng limoni ose uthull molle derisa të krijohet një masë kremoze. Aplikojeni këtë maskë aty ku keni akne ose puçrra dhe lereni që lëkura ta absorbojë plotësisht. Duhet ta mbani në fytyrë për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet natyralisht. Do të habiteni me rezultatin që pas dy javëve të para të përdorimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303