“Mos e humb mundësinë”. Kontratë 1-vjeçare pune, Evis Kushi thirrje të gjithë të rinjve

eVIS-kUSHI.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar një mesazh të rëndësishëm së fundmi për të gjithë të rinjtë.

Përmes thirrjes së fundit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Kushi fton të rinjtë e tjerë të aplikojnë deri më 31 korrik për t’u bërë pjesë e këtij programi.

“Një mesazh nga të rinj e të reja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune në institucione të ndryshme! Ndërkohë, aplikimet për THIRRJEN VI të këtij programi vazhdojnë deri më datë 31 korrik! Apliko dhe mos e humb mundësinë! 👉 Aplikimet nëpërmjet 🔗 http://praktika.arsimi.gov.al” – shprehet Ministrja Kushi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303