fbpx

“Mos ejani vonë në spital”. Manastirliu shfaqet me dy maska në Kuvend, lëshon thirrjen e fortë

7564c614d0bee673e7021868c50c879c_L.jpg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shfaqur sot në foltoren e Kuvendit super e mbrojtur, me dy maska. Ndërkohë, ajo ka lëshuar një apel të fortë për të gjithë të infektuarit me Covid-19.

Manastirliu i bën thirrje të gjithëve që mos të shkojnë vonë në spitale.

Më tej, ajo bëri një bilanc të nismave të qeverisë në këto 8 muaj pandemi.

“Më lejoni të bëj një parashtrim të situatës së epidemisë Covid në vendin tonë duke prezantuar masat e marra deri më sot dhe duke vënë përpara një ekspoze të punës sonë dhe për muajt e vështirë për të cilët po përgatitemi. Do kisha dalë paera jush si ministre e shëndetësisë në kohë paqjeje. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë në grahmat e fundit ashtu si ishte në vitin 2013. Në çdo fazë të kësaj pandemie kemi ecur sipas strategjive të hartuar nga ekspertët më të mirë në vend.

Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Ajo që na duhet në këto momente është solidariteti, zbatimi i rregullave, ruajtja e distancës dhe higjienës”, tha ministrja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303