fbpx

‘Mos gënjeni…’, Basha shkon në Golem dhe jep mesazhin e fortë. Kujt i bën thirrje?

6b33b4c055618ce8bd85494a759cae06_L.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim sot në Golem, ku thekson se bregdeti është bosh edhe nuk ka turista.

Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se është braktisur industria e turizmit.

“Industria e turizmit është në braktisje totale. Dje dhoma e tregisë amerikane, tha se kriza është me thellë në 8 vite. Kjo nuk është një situatë që na erdhi thjesht nga Covidi apo tërmeti në Golem, por qeveria është fshehur. Ka braktisur misionin e saj dhe është aratisur. Është i vetmi vend që nuk ofron mbështetje”, tha Basha.

Më tej kreu demokrat ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

‘’Duke parandjerë largimi, kanë filluar të firmosin kuturu lloj- lloj lejesh zhvillimore duke shkatërruar bregdetin, duke i dhënë klientëve leje mbi leje. Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një proces transparence për të parë ligjshmërinë e tyre. I bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve mos gënjejnë njerëzit kot. Që një qeveri në ikje t’i kapim ca t’i kapim. Qoftë vendim qeverie, qoftë vendim i rregullimit të territorit, qoftë vendim i parlamentit, do të shohim ligjshmërinë dhe përputhjen me legjislacionin”, shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303