“Mos harroni kush jeni”/ Yuri Kim jep mesazhin e fortë

mesa.jpg

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim në një bisedë online me pjesëmarrësit e programit LEAD Albania, i nxiti ata që të mbeten të vërtetë dhe të udhëheqin me integritet ndërsa kalojnë në pozicione drejtuese më të larta.

“Programi LEAD, një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, u jep profesionistëve të rinj dhe të talentuar përvojën e parë të punës në institucione qeveritare shqiptare” theksohet në postimin e ambasadës së amerikane në Tiranë.

Yuri Kim u kërkoi “Mos harroni kush jeni dhe përse e nisët këtë rrugëtim”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303