Mos i injoroni, këto janë shenjat paralajmëruese të kancerit të tiroides

tiro.jpg

Shfaqja e një gunge në qafë, ndryshimi i zërit, problemet me gëlltitjen dhe problemet me të folurin, janë disa nga simptomat që shfaqen lidhur me kancerin e tiroides.

Edhe pse duket e rrezikshme, nuk ka arsye për t’u frikësuar. Është e vërtetë që diagnozat me kancer të tiroides janë në rritje, megjithatë flasim më shpesh për kancerin papilar të tiroides, që është më pak i rrezikshëm.

Megjithatë, jo të gjithë llojet e kancerit të tiroides janë kaq të padëmshme, prandaj është mirë të vizitoheni tek mjeku nëse vëreni simptomat e mëposhtme:

  1. Shfaqja e një gunge në qafë: Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës, ndërsa shfaqja e çdo noduli apo gunge tjetër në qafë që nuk zhduket vetë brenda pak javësh duhet të kontrollohet tek mjeku. Nëse tùmori ka filluar të përhapet afër nodujve limfatikë, masa tùmorale mund të jetë në pjesën anësore të qafës, ndërsa nodujt limfatikë janë në pjesën e përparme, ku është edhe gjëndra e tiroides.

Prania e nodujve të tiroides është tepër e shpeshtë në popullatë dhe incidenca e tyre rritet me moshën. Nëse do të bënim një ekzaminim ekografik në popullatën mbi moshën 50 vjeç, një në dy persona do të paraqesin nodul në tiroide, por vetëm 5% e këtyre nodujve janë me natyrë malinje. Përveç pranisë së nodulit, ekografia na ndihmon për të përcaktuar dhe numrin e nodujve, natyrën e tyre (cistike apo solide) përmasat, praninë e limfonodujve në qafë etj. Pra, ekografia është një ekzaminim që na jep të dhëna të rëndësishme për këtë patologji.

  1. Probleme me gëlltitjen: Ndërkohë që masa tùmorale rritet, mund të shkaktojë probleme me gëlltitjen e ushqimit. Nëse ky problem nuk largohet brenda pak javësh (duke qenë se edhe ftohja, gripi apo ndonjë virus tjetër mund të shkaktojnë ënjtje të fytit dhe probleme me gëlltitjen), është e domosdoshme të bëni një kontroll tek mjeku.
  2. Ndryshime të zërit: Timbri i zërit gjendet afër tiroides, prandaj ndryshimet tek gjëndra mund të shkaktojnë ngjirje të tij.
  3. Probleme me të folurin, të ngrënin ose frymëmarrjen: Këto probleme mund të mos shfaqen deri në momentin që kànceri ka avancuar shumë, megjithatë kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303