fbpx

” Mos i ke ngacmuar Romeon?” Pas deklaratës së Xheisarës, Jonida Maliqi i tregon ‘vendin’

ok.jpg

Xheisara ishte një nga artistet që konkurroi këtë vit në “Kënga Magjike”. Kënga e saj u pëlqye shumë nga publiku dhe pati reagime pozitive por ajo nuk u klasifikua dot në fazën e natës finale.

Butoni i kuq solli zhgënjim te këngëtarja, por më shumë i lanë shenjë komentet negative të ish-mentores së saj në ” The Voice”, Jonida Maliqi.

E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, ajo u shpreh se nuk mund të më gjykojë kush që nuk e ka provuar të këndojë live në “Këngën Magjike”.  Me tej ajo shton:

”Ka shumë njerëz që më shkruajnë çfarë i ke bërë Jonidës, mos i ke ngacmuar Romeon?Unë nuk mbahem për kshu gocash. Kush më ngacmon, hapi krahun. Nuk kam bërë kurrë letra anonime. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua, vetëm unë nuk u futa. Ishte kulmi.I bëra një mesazh Jonidës, “shpresoj të mos mbetem për shumë gjatë në ndërgjegjën tënde”. Nuk e kam për pjesën e të kënduarit”.

Mesa duket Jonida ka preferuar që t’i kthejë përgjigje Xheisarës nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Instagram” ku shprehet se e të jesh artist mbi të gjithë duhet të jesh një shpirt i pastër dhe me këmbë në tokë. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303