fbpx

‘Mos i lejoni të tjerët që…’, Brataj bën apelin e fortë: Mbani maskat edhe brenda

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një reagim duke i bërë një thirrje të fortë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me situatën nga koronavirusi.

Ai shkruan në Facebook se të gjithe duhet të kujdesemi për veten duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

MESAZHI I BRATAJT

Shqipëtar kudo ndodhesh !!
Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj