fbpx

“Mos i rëndoni shqiptarët”, Rudina Hajdari kundër financimit të partive politike nga buxheti

rudi.jpg

Deputetja Rudina Hajdari, sapo përfundoi takimin e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, deklaroi se “Partitë e mëdha politike nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor por kjo nuk është më në dorën e tyre por të qytetarëve shqiptar”.

Hajdari tha se  opozita parlamentare do të bëjë gjithçka për ndryshimin e sitemit ndërsa theksoi se nëse është e nevojshme mund të shkohet edhe në një referendum ku vendosin vetë qytetarët shqiptar për sistemin që duan.

Deputetja ka dalë kundër propozimit të Partisë Demokratike për financimin e partive nga buxheti i shtetit, ndërsa ka argumentuar se shqiptarët janë shumë të varfër për të përballuar një taksë tjetër.

“Duhet të jemi më realist, të drejtë dhe konkret që të mos rëndojmë sërish qytetarët shqiptarë që të financojnë 100% partitë politike. Ne vërtetë duam një reformim zgjedhor tërësor, por nga ana tjetër kërkojmë zbutjen e kryetarëve të partive dhe ndikimit që kanë. Prandaj ne mbështesim fort ndryshimin e sistemit dhe ne jemi të vendosur për ta bërë këtë gjë.

Ne kemi propozimet tona dhe mendoj se kemi mbështetje të fortë nga shoqëria civili dhe qytetarët po ashtu. Nëse është e nevojshme ne do ta çojmë në referendum. Do të ndjekim të gjitha rrugët institucionale. Ndryshimi i sistemit do të jetë hapësira për lindjen e subjekteve të reja dhe një demokracie cilësore. Partitë kryesore nuk duan ndryshimin e sistemit, por kjo nuk është në detyrën e tyre por është në dorën e qytetarëve shqiptar, e nëse është e nevojshme mund të shkojmë edhe në referendum që të vendosin vetë qytetarët shqiptar”, tha Hajdari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303